Dhunë ndaj vajzave dhe presione, policia merr masa ndaj emisionit shqiptar që po skandalizon rrjetin (VIDEO)

“It’s my home”, është programi (reality show) më i ri që ka nisur në Kosovë. Brenda një shtëpie kanë mbledhur kryesisht personazhe që janë bërë viral në rrjete sociale nga video-skandale, gafa apo emisione të tjera.

Në një video që ka tmerruar rrjetin një djalë godet me shapkë një vajzë në fytyrë. Pas kësaj shihet që vajza qan, djali shkon thjesht të marrë shapkën. Justifikimi i tij për këtë veprim ishte sepse vajza në fjalë i përmendi nënën një tjetër konkurrenteje nëna e të cilës kishte ndërruar jetë.

Në një tjetër video janë protagonistë një ish-konkurrent i “Për’puthen 1”, Lulzim Berisha, dhe një personazh i njohur i rrjeteve sociale me emrin Kiçe. Në video Lulzimi i bërtet Kiçes dhe i thotë ‘të mbyllë gojën’, duke iu afruar në formë presioni.

Raportohet se Policia e Kosovës ka shkuar në selinë e televizionit “First Channel”, pas skenave shqetësuese në programin “It’s my home”. Zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se janë duke u marrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorinë.

“Jemi në koordinim me prokurorinë duke marrë veprimet e nevojshme policore , për detaje do tju njoftojmë me kohën”, njoftoi Ahmeti duke mos dhënë më shumë detaje për rastin në fjalë.

 


Shtuar 15.09.2022 12:31