Lajiq keshillon serbet e Kosoves: Silluni sikur Rugova ndaj Serbise
Albeu.com
Ministri serb i Punës dhe Politikës Sociale, Rasim Lajiq ka porositur serbët dhe joshqiptarët në Kosovë që të sillen sikur lideri i dikurshëm i shqiptarëve Ibrahim Rugova ndaj shtetit të Serbisë gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
“Shqiptarët kurrë nuk e kanë njohur shtetin e Serbisë. Serbët kurrë nuk duhet ta njohin Kosovën, por duhet të shfrytëzojnë çdo gjë që munden nga institucionet ndërkombëtare që të forcojnë pozitën e tyre”, ka thënë Lajiq në konferencë për media ku ka prezantuar partinë e tij të re, njofton "Blic".

Sipas fjalëve të Lajiqit, kjo nuk vlen për serbët në veri të Kosovës, të cilët 10 herë janë në pozitë më të mirë nga ata në enklava. Lajiq ka thënë se Serbia nga buxheti i saj ndan 500 milionë euro për Kosovën, por, sipas tij, nuk shihen efektet e këtyre fondeve. (qik)
Shtuar më 19/10/2009, ora 17:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori