Lajçak takohet me Topin dhe Berishën
Përfundon takimi mes kryeministrit Berisha dhe të dërguarit të BE-së për zgjidhjen e krizës, Miroslav Lajçak. Në këto momente, diplomati sllovak po takohet me kryetarin e PS-së, Edi Rama. Lajçak bisedoi më herët edhe me presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Drejtori ekzekutiv në shërbimet e jashtme në Bashkimin Europian Miroslav Lajçak shoqërohet në vizitën e tij në Tiranë nga përfaqësuesit e shërbimit të jashtëm në BE Sabina Stadler dhe Terkel Petersen si dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi.
Shtuar më 26/01/2011, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori