Lajcak: Sllovakia eshte kunder ndarjes se Kosoves
Albeu.com
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ka pasur idenë që në takimin e fundit me kolegët e tij të vendeve të BE-së, në Luksemburg, të fliste edhe për Kosovën dhe t’ua shpaloste atyre disa qëndrime pas vizitës së tij në Prishtinë.Por për shkak të agjendës së ngjeshur me tema të tjera, kësaj radhe nuk ka pasur kohë të flitej për Kosovën.

„Nuk është fjala vetëm për qëndrimin ndaj statusit. Vendet anëtare e kanë qëndrimin e tyre, BE-ja po ashtu, por Bashkimi Evropian është i angazhuar në Kosovë. Vendi im është po ashtu i pranishëm në Kosovë, edhe përmes KFOR-it, edhe EULEX-it, edhe përmes ndihmës individuale të zhvillimit të Kosovës. Edhe kur isha në Kosovë u thashë se qëndrimi i vendit tim nuk është armiqësor ndaj Kosovës dhe ne angazhohemi që t’i ndihmojmë tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, në rrugën drejt integrimeve euroatlantike. Pra, qëndrimi rreth statusit dhe ndihma Kosovës nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Bashkimi Evropian nuk do ta komentojë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por ai moment i nxjerrjes së mendimit të na shërbejë për një shtytje për stabilizimin edhe të mëtejmë të rajonit”, tha Lajçak.
Shtuar më 03/05/2010, ora 17:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori