Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
Lajcak: Pavaresia e Kosoves jolegjitime
Albeu.com
Shefi i diplaomcisë sllovake, Miroslav Lajcak, ka thënë se procesit të pavarësisë së Kosovës i mungojnë dy elemente: marrëveshja me Beogradin dhe legjitimimi në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është jo-legjitime dhe e bazuar në kritere politike e jo në ato juridike.

“Në këtë proces kanë munguar dy elemente: marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe legjitimimi i procesit përmes institucioneve ndërkombëtare, para se gjithash nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Lajcak, për të përditshmen spanjolle “ABC”.

Në vlerësimin e gazetës se është e vështirë të vendosen parimet e legjitimitetit sepse Këshilli i Sigurimit vepron në përputhje me interesat e vendeve me të drejtë të vetos, shefi i diplomacisë sllovake ka thënë: “Ky është sistemi që kemi. Nuk mund të bëjmë përjashtime. Vetëm Kombet e bashkuara kanë fuqi për të ofruar legjitimitet. Në të kundërtën do të kishim kaos dhe konfuzion në botë”.

I pyetur se a konsideron që Kosova paraqet precedent për rajone tjera separatiste, Lajcak është përgjigjur se nuk do të duhej të ishte kështu. “Reagimi i bashkësisë ndërkombëtare duhet të jetë i qartë, konkret dhe jo me dy kuptime”, ka thënë ai.

Para se të vijë në krye të diplomacisë sllovake, Lajcak ka qenë administrator ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë. Përveç, Sllovakisë, edhe katër shtete tjera të Bashkimit Europian janë deklaruar kundërt pavarësisë së Kosovës.
Shtuar më 13/08/2009, ora 06:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori