Lagendijk: EULEX-i te shtrihet në gjithe Kosoven
Albeu.com
Ai tha se rreziku më i madh do të ishte shtrirja e EULEX-it vetëm në pjesën jugore të lumit Ibër dhe do të shënonte një gabim të madh për BE-në dhe Evropën ndarja e Kosovës.Raportuesi i posaçëm për Kosovën në Parlamentit Evropian, deputeti Joost Lagendijk, i tha BBC-së se nëse EULEX-i, për çfarëdo arsye, nuk shtrihet në gjithë territorin e Kosovës do të mund të përballet me probleme në Parlamentin Evropian, në veçanti kur të votohet për buxhetin e misionit.

Ai tha se rreziku më i madh do të ishte shtrirja e EULEX-it vetëm në pjesën jugore të lumit Ibër dhe do të shënonte një gabim të madh për BE-në dhe Evropën ndarja e Kosovës.

Lagendijk i bëri thirrje misionit evropian për drejtësi dhe polici t'i përmbahet përkushtimit të dhënë për shtrirjen e tij në gjithë territorin e Kosovës. Ai tha se kjo shtrirje mund të bëhet edhe kundër vullnetit të serbëve dhe Beogradit zyrtar, sepse, sipas tij, është jetike për përfshirjen e BE-së në Kosovë.

Raportuesi i posaçëm për Kosovën pritet që brenda pak javësh ta paraqesë një projekt-rezolutë për Kosovën në Parlamentin Evropian, në të cilën do të përfshihet edhe çështja e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit nga autoritetet kosovare.

Lagendijk tha se Parlamenti Evropian do të shikojë nga afër dhe me sy kritik procesin e privatizimit të kompanive shtetërore, përfshirë edhe telekomin, nga autoritetet e Kosovës të cilat duhet të dëshmojnë tani se janë të afta të udhëheqin me shtetin. (bbc)
Shtuar më 31/10/2008, ora 17:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori