Olta e shpall pa filluar mirë loja: Big Brother do e fitoj unë

Olta Gixhari e ka shfaqur gapur bindjen se ajo do të fitojë këtë edicion të Big brother Vip Albania.

Duke folur me një nga konkurrentët e tjerë, Bjordin, i cili po e përjeton për herë të dytë këtë eksperiencë, Olta e tha hapur se e sheh veten të triumfojë, kur është ende fillimi i spektaklit dhe nuk dihet si do të shkojë loja.

“Zemër nuk llogaritet finalja, unë do fitoj”, i tha ajo Bjordit.

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse këto deklarata të Oltës do të rezultojnë të vërteta në fund dhe nëse po, e vetmja gjë që do të ngjallë sado pak interes do të jetë kush do t’i bashkohet aktores në finale. /albeu.com


Shtuar 12.01.2023 15:24