Laçjanët ia sjellin në "majë të hundës" Xhafajt: Do ngremë grupin anti skifter!
Pavarësisht dëshirës së mirë që shqiptarët të njihen si të suksesshëm në botë, "skifterët" e kanë bërë të pamundur këtë gjë.

Çdo ditë në mediat shqiptare dhe të huaja raportohet për shqiptarë të cilët vjedhin dhe dëmtojnë banesa, ngjarje të cilat kanë përfunduar edhe me viktima.

Sigurisht "skiftarat" shqiptarë më së shumti janë nga Laçi, fenomen i cili ka frymëzuar edhe personazhe në emisione humoristike.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i alarmuar nga ky fenomen ka marrë një vendim të rëndësishëm. Ai ka deklaruar se ministria e Brendshme do të ngrejë strukturën "antiskifter".

"Kemi jo pak të rinj e të reja nga Laçi që janë përfshirë në veprimtari kriminale jashtë vendit me vjedhje banesash, makina etj.

Fenomen i shëmtuar, por sepse cenon rëndë imazhin e shqiptarëve, jetën dhe punën e shqiptarëve që jetojnë me punë të ndershme.

Do ngremë një strukturë "antiskifter" dhe për këtë kemi krijuar grupe policie me vendet homologe, faqe publike dhe sendet e grabitura.

Ky është një fenomen që nga pikëpamja kriminale është i ndëshkueshëm, por me efekt negativ për vendin", u shpreh ministri Xhafaj. /albeu.com/

Shtuar më 04/05/2018, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori