Laç, i sëmuri mendor mban peng familjen
Një person me probleme mendore ka marrë peng familjen e tij, për arsye ende të panjohura. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Laçit. Familja mbahet e izoluar në banesën e tyre.

Më të marrë njoftimin, policia mbërriti në vendngjarje dhe po negocion me pengmarrësin për lirimin e familjes. Por problemet e tij shëndetësore e bëjnë shumë të vështirë negocimin dhe njëkohësisht të bindin personin në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2012, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori