Laboratori i Xibrakës, kokaina hyri në Shqipëri në gjendje të lëngshme
Kokaina e kapur dy javë më parë në Xibrakë ka hyrë në Shqipëri në gjendje të lëngshme dhe më pas këtu bëhej ekstraktimi i saj. Ky është dyshimi i ekspertëve shqiptarë, por një përgjigje më të saktë pritet ta japin analizat në Gjermani.

Gjithashtu ekspertët gjermanë do të përcaktojnë edhe sasinë e saktë të lëndës narkotike që ndodhej në laborator, si dhe kohën kur ka nisur aktiviteti i rrjetit.

Ndërkohë, asnjë nga 9 te arrestuarit që ndodhen pas hekurave, nuk kanë pranuar të japin shpjegim për hetuesit.

Gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda mohon të ketë nxjerrë ndonjë urdhër-ndalimi për persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë trafik. /albeu.com/

Shtuar më 25/01/2015, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori