Laboratori i heroinës në Has, çfarë ka kërkuar Prokuroria për 5 të arrestuarit
arrestuarit e laboratorit të heroinës në Has, kanë mbërritur në Gjykatën e Shkalles së parë të Kukësit nën masa të forta sigurie ku pritet caktimi i masës së sigurisë.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Rexhep Karaj, ku masa e sigurisë pritet të jepet për Xhevit e Anila Shuti, Mustafë Shuti, Flamur Bisho Çela e Vehbi Barushi.

Prokurori i çështjes, Etmond Karriqi ka kërkuar ‘arrest me burg’ për të 5 të ndaluarit e këtij rasti, të cilët akuzohen për posedim, përpunim e trafikim të lendeve narkotike në bashkëpunim.

Sipas policisë në këtë operacion janë vënë në pranga 6 persona, një prej të cilëve biznesmen turk si dhe 3 prej të cilëve nga familja Shuti, në banesën e të cilëve u gjet laboratori i drogës. /albeu.com/

Shtuar më 22/10/2018, ora 13:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori