Laboratori i drogës, organizata punësoi kolumbianët të përpunonin kokainën
Referuar laboratorit të përpunimit të droges në Elbasan, me anë të një deklarate për mediat, policia ka hedhur dritë mbi të gjitha detajet. Në një konferencë shtypi, Policia e Shtetit thotë se dy shtetasit kolumbianë ishin punësuar për të përpunuar kokainën e pastër.

“Ishte një grup i strukturuar me shtrirje ndërkombëtare nga Amerika Latine në Ballkan, me destinacion Europën Perëndimore.
Grupi siguronte substancën e lëndës narkotike dhe më pas përpunohej të nxirrej kokainë e pastër dhe më pas nxirrej në tregun ndërkombëtar dhe atë vendas. Me qëllim përpunimin e saj, organizata kishte punësuar 2 kolumbianë”, deklaroi Genti Mullai, zëdhënësi i Policisë së Shtetit.

Deklarata e policisë:

Strukturat e Departamentit për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Renda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe konkretisht, Sektori për Narkotikët, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkepunim më Prokurorinë e Krimeve të Rënda pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, D.P.Q Tiranë, D.P.Q Elbasan, dhe DPQ Durrës, si dhe në bashkepunim me autoritet policore Gjermane, pas një hetimi proaktiv disa mujorë ku janë aplikuar të gjitha format dhe metodat bashkekohore të hetimit, më datë 14.01.2015 u finalizua me sukses operacioni policor “Xibraku”.

Prej disa kohësh Policia e Shtetit ka qënë duke hetuar për aktivitetin e këtij grupi të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar dhe shkëmbimit të informacionit, është bërë e mundur identifikimi i pjesëtarëve të këtij grupi, dhe mbajtja e tyre në kontroll si dhe dokumentimi i aktivitetit kriminal.

Në funksion të këtij hetimi është regjistruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda procedimi penal nr. 335, viti 2014 dhe për hetimin e këtij grupi, strukturat e hetimit në Departamentin për Krimin e Org.&Kr.e Renda kanë përdorur të gjitha format dhe metodat e parashikuara në ligj me qëllim dokumentimin e këtij aktiviteti kriminial.

Nga hetimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një grup të strukturuar, me një aktivitet kriminal me shtrirje ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve nga Amerika Latine në Ballkan dhe me destinacion Europen Perendimore.

Grupi kriminal siguronte lëndë me përmbajte të substancave narkotike te cilat më pas i nënshtroheshin një procesi përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokaine me qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Me qëllim përpunimin “profesional” të lëndës narkotike dhe përgatitjen përfundimtare të saj për treg, organizata kriminale ka rekrutuar dhe angazhuar në përbërjen e saj, shtetas kolumbian, të arrestuar në këtë operacion.

Në kuadër të këtij operacioni policor, të shtrirë në tre qarqe, Tiranë, Elbasan dhe Durrës, u bë e mundur arrestimi i shtetasve:
Saimir Sadik Batku, vjeç 43, lindur dhe banues ne Tirane
Fatmir Xhemal Hoxha, vjeç 48, lindur dhe banues ne Tirane
Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur dhe banues ne Tirane
Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues ne Vlore
Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues në Elbasan
Kelment Zeni Dalipi, vjeç 45, banues në Elbasan
Cezar Adolfo Avila, lindur ne Tunja Kolumbi, vjeç 67.
Walther Moren Juan Moreno, vjeç 42, banues ne Bucaramanga, Kolumbi
Ilir Skender Hyseni, vjeç 47, banues në Tiranë
Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40, banues ne Tiranë.
Egest Dankësi, vjeç 27, lindur dhe banues në Elbasan.

U bë sekuestrimi i provave materiale të lidhura me aktivitetin kriminal:
Sasia prej 19 kilograme e 416.2 grame lëndë narkotike e dyshuar Kokaine.
77.727 kg e dyshuar si lende narkotike e llojit kokaine.
19.8 kg e dyshuar si perziers i lendes narkotike kokaine.
359.400 Euro.
2.769.000 lek të reja.
4150 Dollare Amerikan.
Jane sekuestruar pese cope karta kredite dhe nje cek me vlere 4.500 dollare.
Nje arme zjarri automatik model 56.
Nje arme zjarri Revolver me mulli.
Një armë zjarri e tipit pistoletë me caliber 9 mm.
Tre arme gjahu, shotgan, çifte dhe nje teke.
174 fisheke te modeleve dhe kalibrave te ndryshme.
50 fishekë luftarake me calibër 9 mm.
Katër automjete të tipeve të ndryshme.
Një makineri vakumi e cilësisë së lartë.
Një peshore elektronike.
25 aparate telefoni celulare.
Jane sekuestruar pese ora te markave te ndryshme.
Jane sekuestruar edhe dy automjete.
Jane sekuestruar aksesore per prodhimin dhe paketimin e lendes narkotike te llojit kokaine, si presa, peshore te llojeve te ndryshme, mikrovala etj.

Jane sekuestruar sasira të konsiderueshme të substancave dhe perkursoreve, dhe perzieres qe sherbejne per prodhimin e substancave narkotike. Si dhe nje sasi e konsiderueshme dokumentash të ndryshme si mandate arkëtimi, kupona tatimore etj. të cilat hedhin drite mbi aktivitetin kriminal të shtetasve të lartëpërmendur.

Gjithashtu strukturat e specializuara të hetimit në Departamentin për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme, kanë filluar menjeherë hetimin pasuror dhe vendosur sekuestron për asetet kriminale të pjesëtareve të kësaj organizate kriminale.

Hetimi i kësaj Organizate Kriminale bëhet per vepren penale te “Trafikimit te Lendeve Narkotike”, 283/a/2 “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale lidhur me prodhimi, fabrikimin ose trafikun e paligjshem te narkotikeve “284/a, dhe “Armbajtje pa leje e Armeve dhe Municioneve Luftarake “278/2 dhe 278/5 te Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 15/01/2015, ora 13:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori