7 humbje në 8 ndeshjet e fundit, shkarkohet trajneri në Serie A

Cagliari ka vendosur të shkarkojë trajnerin Walter Mazzarri, pas humbjeve të fundit kundër Genoa dhe Verona.

Skuadra sarde rrezikon rënien nga Serie A dhe drejtuesit mendojnë se kjo lëvizje mund t’i ndihmojë në tre javët e mbetura të kampionatit.

Cagliari në 8 ndeshjet e fundit ka pësuar 7 humbje dhe rrezikon të kalohet në renditje nga Salernitana.

Alessandro Agostini pritet të marrë drejtimin e skuadrës italiane. Ai shkon te Cagliari nga ekipi i të rinjve. / h.ll/albeu.com