"La Stampa", Visar Zhiti në luftë me spektrin e Hoxhës
Shkrimi i plotë në "La Stampa"

Kjo histori është ndalur në një kryqëzim të pabesë, mes politikës, fesë dhe poezisë.

Po sepse protagonisti është një prej poetëve më të rëndësishëm shqiptar. Visar Zhiti është i biri i një poeti, Hekuranit, aktor e komediograf që nuk i shkonte përshtat regjimit të pamëshirshëm komunist të Enver Hoxhës, aq sa e mbyllën në qeli ku edhe vdiq.

Visari ndoqi gjurmët e të atit, të cilat e çuan në vitin 1979, në të njëjtin destinacion një qeli 2 metra me 3, e më pas kalvari i punës së detyruar në minierë.

Dënimi me 10 vjet u parapri si zakonisht nga një proces fars, gjatë të cilit akuzohej sepse shkruante vargje shumë hermetike, që do të thoshte të trishta, kundër kanoneve të realizmit socialist.

Visari pati më shumë fat se i ati. Rënia e regjimit të Hoxhës i hapi pas shtatë vjetësh bashkë me portat e burgut edhe ato të Perëndimit të dëshiruar, të parajsës së lirisë dhe bollëkut.

Shijen e lirisë e provoi menjëherë, sepse poezitë e tij publikohen dhe përkthehen, përveçse në Shqipëri edhe në shumë vende të tjera, deri në SHBA.

Atë të bollëkut shumë më pak, sepse duke u transferuar në Itali, jeton i varfër me ndihmën e miqve shkrimtar që menjëherë çmuan poezinë e tij, si dhe me të ardhurat e ndonjë përkthimi.

Më në fund, qeveria e re demokratike rinjeh meritat e tij dhe e emëron në vitin 1995, këshilltar Kulturor dhe Zv. ambasador të Shqipërisë në Romë. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2015, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori