"La Stampa": Mafia shqiptare ekzekutoi Fadil Memën
Media italiane ka shkruar një artikull në lidhje me vrasjen e një dite më parë të shqiptarit Fadil Mema, duke e cilësuar si një ekzekutim nga mafia shqiptare.

Në një artikull të sotëm, "La Stampa" shkruan se ai u dënua me vdekje nga mafia shqiptare pas 10 vjetësh.

"Hakmarrjet e mafies janë të gjitha njësoj. Presin vetëm të konsumohen, një ditë, herët a vonë, zjarri ndizet dhe nisë të djegë.

Për Fadil Memën, 54 vjeçar, dy diploma, një në inxhinieri dhe një tjetër në Shkenca Politike, ish kandidat për zgjedhjet politike në 2004, ish shefi i policisë rrugore në Elbasan, u dënua dje me vdekje në Pavase 11, Torino", shkruan gazeta. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2015, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori