La pas vajzën 4 vjeçe, bashkëshortja e mjekut që vdiq nga COVID-19 rrëfen amanetin e fundit
Mjeku pneumolog, Anibal Byberi, humbi betejën me koronavirusin në moshën 53-vjeçare.

Ditën e sotme, bashkëshortja e tij Naile Baliaj, tha për "Shqipëria Live" se kishin 25 vite bashkë.

“Ishim miq, bashkëshortë dhe kolegë. Ishte ai babaxhani dhe njeriu që nuk i prishte qejfin askujt. 22 vite kemi punuar në Tropojë dhe më pas kemi ardhur në Tiranë. Ditën kur shkoi për në banesën e fundit, pritej që të niste punë”, tha ajo.

E pyetur se cili ishte amaneti i tij i fundit, gruaja tha se vajza 4-vjeçare.

“Kur po shkonte në spital kishte merak të vëllain 34 vjeç pasi kishte bërë një ndërhyrje kardiake. Përqafoi gocën e vogël dhe atë më la amanet në momentet e fundit. Por duke qenë mjek ai e kuptoi se si ishte gjendja. Vajza është 4 vjeçe, i kam thënë se babai është te Zoti. Ajo më thotë: ‘Kur një natë ta zërë gjumi Zotin, t’ia marrë babin;, pasi ajo mendon se do të rikthehet sërish. Më duhet të flas me të që ta kuptojë se babai është një engjëll tani dhe e mbron nga lart”, tha Naile.
Shtuar më 03/12/2020, ora 14:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori