Gazjon Rusi 39 vjeç, humbi betejën me Covid-19 mbrëmjen e të dielës në
spitalin “
Shefqet Ndroqi”.
Sikundër u raportua më herët, ai ishte mësues i matematikës në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve dhe prej ditësh
ndodhej i
shtruar në gjëndje shume të rëndë, i intubuar.
Lidhur me ngjarjen e trishtë, ka reaguar edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, KMSH thotë se ‘Gazjoni, baba i tri vajzave, prej disa ditësh
ndodhej i
shtruar në gjendje shumë të rëndë në
Spitalin COVID-2, “
Shefqet Ndroqi”, Tiranë’.
Postimi i plotë
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare mësuesi i matematikës në Medresenë e Shkodrës Gazjon Rusi.
Gazjoni, baba i tri vajzave, prej disa ditësh
ndodhej i
shtruar në gjendje shumë të rëndë në
Spitalin COVID-2, “
Shefqet Ndroqi”, Tiranë.
I lutemi Allahut ta mëshirojë atë dhe familjes ti japë durim në këto momente kaq të vështira.
Gjithashtu i shprehim ngushëllimet të gjithë miqve, kolegëve të tij, nxënësve të medresesë dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Gazjonin, duke i ftuar ti lutemi sëbashku Allahut Mëshirplotë për shpirtin e tij.
Shtuar më 27/07/2020,
ora 11:53