La pas një fëmijë të mitur, zbulohet pse u ekzekutua me breshëri i riu në Mamurras
Mëngjesin e sotëm në Mamurras ka ndodhur një vrasje ku ka humbur jetën një i ri vetëm 27-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen "Zef Hoti", në periferi të Mamurrasit.

Burime pranë venngjarjes bëjnë me dije se i riu u ekzekutua me breshëri automatiku armë sapo doli nga banesa e tij.

Kush është viktima

I riu i ekzekutuar është shtetasi Indrit Pepa, 27 vjeç.

Ai u ekzekutua me breshëri plumbash sapo doli nga banesa e tij.

I riu jetonte shumicën e kohës jashtë vendit dhe së fundmi ishte kthyer në Shqipëri.

Mësohet se ai është baba, dhe ka lënë pas një fëmijë të mitur.

Motivi i ngjarjes:

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se familja e viktimës kishte 5 vite që ngujohej në shtëpi.

Kjo pasi, viktima ishte autor i një plagosje të ndodhur vite më parë.

Policia bën me dije se ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të krimit, shtetasin me inicialet A.M., 49 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/





Shtuar më 06/09/2018, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori