La pa ujë një qytet të tërë, KLD sekuestron dosjen e gjyqtares Çiçolli
Pëlqej
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka sekuestruar dosjen e gjyqtares Elvana Çiçolli, vendimi i së cilës ka lënë pa ujë të gjithë qytetin e Përmetit.

Dosja e vendimit, që ka shqetësuar qytetarët e Përmetit dhe autoritetet vendore qe hartuan projektin për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm, është marrë nga inspektoret e KLD –së në Gjykatën Administrative në Tiranë.

Veprimet për verikimin e dosjes nisën pas ankesës së bërë në KLD nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve, sipas të cilës, vendimi i gjyqtares Çiçolli për ndërprerjen e punimeve të ujësjellësit të ri është marrë në shkelje të ligjit.

Gjyqtarja Çiçolli vendosi të ndërpresë punimet për ujësjellësin e ri, një jave pasi kompania që fitoi tenderin e projektit, nisi punimet.

Sipas kompanisë fituese, bllokimi i punimeve, përveçse shkelje agrante e ligjit të prokurimeve publike, është kosto në kohë dhe me pasoja për qytetarët që presin normalizimin e situatës pas 40 vitesh probleme me furnizimin e ujit të pijshëm.

Inspektoret e KLD –së janë në fazën e verifikimit të dosjes së vendimit të gjyqtares Çiçolli dhe faza finale do të jetë ajo e përcjelljes së kërkesës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për nisjen e procedurave për masë ndëshkimore ndaj gjyqtares që la pa ujë një qytet të tërë, njofton Tvklan.

Në kohën ku gjithçka është pezull, banorët e Përmetit aktualisht furnizohen vetëm më një orë ujë të pijshëm në ditë, gjë e cila ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës së tyre. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2017, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori