La mandatin e deputetit, del letra e Prengës: Për qetësinë e familjes sime...
Deputeti socialist Armando Prenga dorëzoi sot mandatin e deputetit duke i bërë thirrje kreut të Kuvendit që të niste procedurat për heqjen e tij në seancë plenare.

Prenga la mandatin pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme ndaj KQZ-së për t'ja hequr pasi sipas saj ai kishte fshehur një dënim në Itali, ç'ka binte ndesh me ligjin për dekriminalizimin.

Në letrën dërguar Metës, Prenga thekson se ai nuk preket nga ky ligj, megjithatë lë mandatin për të qenë i qetë familjarisht.

Letra

Duke u shprehur konsidaratën e falenderimet për bashkëpunimin e deritanishëm, më lejoni që nëpërmjet kësaj letre të ju paraqes doreheqjen time nga mandati i dupetetit të PS në qarkun e Lezhës.

Dëshiroj t’ju informoj ju zoti kryetar, por edhe opinionin publik, se ligji për dekriminalizimin në asnjë dispozitë të tij, nuk parashikon ndërprerjen e mandatit të të zgjedhurve për një dënim me gjobë, sic është rasti im, por për qetësinë time dhe të familjes sime, deklaroj si më sipër se heq dorë sot dhe gjithmonë nga mandati që zgjedhësit e mi dhe Kushtetuta më ka ngarkuar.

Së fundmi i konsideroj të padrejta dhe shpifje, të ulëta, akuzat politike të opozitës dhe personave të autorizuar prej tyre.
Shtuar më 27/02/2017, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori