La Amerikën dhe shkoi në Siri, shqiptari përgjërohet ta kthejnë nga burgjet e ISIS
Shqiptarët që i janë bashkuar ISIS-it janë të shumtë. Midis tyre është edhe Lirim Sulejmani. Në 1999 ai shkoi ngë Kosova si refugjat në SHBA. Kurse në vitin 2014 u bashkua me ISIS-in dhe tani ndodhet në burgjet e tyre.

Tani ai është penduar që u bë pjesë e ISIS-it dhe kërkon që të paktën ta kthejnë në Kosovë. Sipas asaj që thotë, ai nuk ka luftuar krah ISIS-it, por i ka ndihmuar ata me armë.

Lirim Sulejmani kërkon që Amerika ta shpëtojë edhe një herë. Ai nuk e mohon se tani që SHBA u tërhoq ka frikë se mos do të përfundojë në dorë të ushtrisë së Asadit.

Kurese gruan dhe dy fëmijët ai i ka në një kamp tjetët. Po ashtu e ditur është bërë se autoritetet amerikane e kanë intervistuar dy herë.

Do të hetohet nëse ai ka kryer krime lufte. Lirimi ta vuajë dënimin e tij në një burg në Kosovë, por SHBA do ta ekstradojë në burgjet e saj të sigurisë së lartë nëse arrin në përfundimin se është kriminel lufte.

Ai ka treguar se ka mbetur i zhgënjyer nga ISIS dhe se në atë vend kishte frikë se mos vdiste urie, pasi ushqimet ishin vetëm për komandot.

Shtuar më 20/11/2019, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori