TIRANË/ Fatorinoja humb paratë në bixhoz, ja çfarë bëri për t'ia hedhur
Gjykata e Tiranes ka caktuar 4 muaj heqje lirie për një fatorino 22 vjeçar, pasi kishte mashtruar për xhiron ditore duke e humbur në bixhoz. Ndonëse ai kishte tentuar të mashtronte se ishte sulmuar nga dy persona të paidentifikuar, shumë shpejt skema u zbardh.

Protagonist i kësaj historie është bërë një fatorino i një linje urbani në Tiranë. Pasi kishte lënë lekët në bizhoz, ai është vetëplagosur duke përplasur kokën në mur. Më pas, kur ka shkuar të marrë mjekim, ai ka pretenduar se është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar, të cilët i kanë grabitur paratë dhe telefonin celular, shkruan “Panorama”.

Ngjarja ka ndodhur më 3 tetor 2016 në Tiranë, por i riu Ervin K. duhet të përballet tashmë me një dënim me burg. Gjykata e Tiranës vendosi dënimin e tij me 4 muaj heqje lirie, pasi ka rezultuar e provuar se ai ka konsumuar akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Sipas Gjykatës, i riu kishte humbur gjithë lekët e xhiros ditore, 17 mijë lekë në total, para të cilat duhet t’ia dorëzonte kompanisë së linjës së urbanëve, në përfundim të ditës së punës.

Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore, ai ka pranuar se ka bërë kallëzim të rremë, për të justifikuar humbjen e lekëve. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2017, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori