E FUNDIT/ Lëkundet Shqipëria, ku ishte epiqendra e tërmetit
KZAP do te shkrihet ne Gjykaten Supreme?
Albeu.com
Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me amandamentimin e Ligjit për Zgjedhje mund të shuhet, nëse përfillen rekomandimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nëse sygjerimet e organit të zgjedhjeve përfshihen në ndryshim të Ligjit, KZAP do të fuzionohet në degën administrative të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Blerim Burjani, anëtar i KQZ-së, thotë se shkrirja e KZAP-it në Gjykatën Supreme do të shkurtonte rrugën dhe afatin shqyrtimit të ankesave.

“KZAP-i duhet të fuzionohet në Gjykatën Supreme dhe kjo Gjykatë duhet të formojë një departament të veçantë, që do të merret me shqyrtimin dhe vendimet rreth ankesave, për t’u bërë një organ më efikas. Deri më tani, KZAP-i dhe Gjykata Kushtetuese kanë funksionuar në njëfarë konflikti interesi, për shkak se gjyaktësit në KZAP kanë qenë anëtar të Gjykatës Supreme”, thotë Burjani.

Njohësi i sistemit zgjedhor, Mazllum Baraliu, thotë se KZAP-i, si trup administrativ që shqyrton ankesat zgjedhore, duhet të shuhet.

“Duhet të fuzionohet KZAP-i në Gjykatën Supreme. Trupat ankimor si KZAP-i, është karakteristikë e vendeve në tranzicion. Kjo që ka ndodhur me KZAP-in dhe Gjykatën, në zgjedhjet e fundit, ka qenë një teatër satirik”, thotë Baraliu.

Baraliu thotë se organe të tilla janë elementë që funksionojnë në vendet në tranzicion.
Por, shuarja apo fuzionomi i organit të ankesave, është i pamundur në këtë kohë, sipas kreut të KZAP-it, Tahir Rrecajt.
Kjo, për shkak se, sipas Rrecajt, Gjykata Supreme ka shumë probleme dhe nuk mund të përballojë çështjen edhe të ankesave zgjedhore.

“Në këtë kohë, nuk është e mundur që të bëhet shkrirja e KZAP-it në Gjykatën Kushtetuese. Pas reformave, kjo mund të kaloj në komptencë të Gjykatës Supreme, përkatësisht, të degës adminstrative, por, në këtë kohë, kur Gjykata ka shumë probleme, nuk mund të përballojë edhe çështjet zgjedhore”, thotë Rrecaj.

Misioni i ekspertëve të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, në një raport që i ka prezantuar Qeverisë së vendit, ka rekomanduar heqjen nga korniza ligjore të dispozitave që janë tipike për ambientet postkonfliktuoze, që lidhen drejtpërdrejtë me funksionimin e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, votimin me kusht dhe procesin e ankesave.

Sipas ekspertëve të BE-së, vendimet administrative duhet t’i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor. Të garantohet transparenca dhe, autoritetet të veprojnë për të ngritur kulturën e ndëshkimit të shkeljeve zgjedhore.

Gjatë kësaj jave Kuvendi i Kosovës pritet të formojë Grupin Punues për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje. (rtk)
Shtuar më 03/05/2010, ora 22:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori