Ky vit do të jetë viti i Mesdheut
Ettore Sequi
Ambasadori i BE-së në vendin tonë Ettore Sequi i pranishëm në Komisionin e Integrimit, duke iu referuar presidencës greke të Bashkimit Europian e ka cilësuar 2014, si vitin e Mesdheut sa i takon angazhimeve në kuadër të BE-së. Sequi tha se BE është e angazhuar për të siguruar jo vetën suksesin e presidencës, por veçanërisht të Shqipërisë.

“Presidenca ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në prioritetet e BE. Ky vit do të jetë viti i Mesdheut. Ne jemi të angazhuar që të sigurojmë jo vetem suksesin e presidencës, por veçanërisht të Shqipërisë. Ne po dalim nga kriza, duam një Europë që të mos udhëhiqet nga frika, por nga shpresa. Këtë duam edhe për Shqipërinë”, u shpreh Sequi.

Ndërsa ambasadori grek në Tiranë, në fjalën e tij u ndal tek reformat e bëra nga Shqipëria në kuadër të integrimit europian.

“Shqipëria vjen nga një rrugë e gjatë, ka pasur shumë suksese, ju keni dhënë prova që keni kapacitetin për të ecur perpara, duke iu referuar edhe konkluzioneve të Këshillit, zgjedhjet janë zhvilluar të suksesshme, jeni në rrugën e duhur. Dua ta filloj me rritjen e punësimit dhe kohezionin, që është prioritet i presidencës greke në BE, duam rritje ekonomike. Ne do të ruajmë euron që ka qenë një mekanizëm i rëndësishëm i BE-së. Prioriteti i tretë është siguria, duke përfshirë migracionin dhe mbrojtjen e kufijve, pasi lehtëson lëvizjen e qytetarëve në Europë, menaxhimin e flukseve të migracionit. Mbrojtja ligjore e kufijve është e rëndësishme. Do të krijohet strategjia e perspektivës së Adriatikut e BE-së”, tha ambasadori grek në Shqipëri.
Shtuar më 20/01/2014, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori