Ambasadorja Yuri Kim mbërrin në Kuvend, më kë do të takohet dhe çfarë do të diskutohet

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbërritur në Kuvend në 12:30 ku ka nisur një takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Bëhet me dije se takimi do të zhvillohet në kuadër të nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri dhe negociatat mes mazhorancës dhe opozitës.

Kujtojmë që javën që vjen mblidhet konferenca e kryetarëve për caktimin e kalendarit të nisjes së procedurave për presidentin e ri.