Ky është i riu që u var me çarçaf në burg, ja pse ishte arrestuar
Një i ri vari veten me çarçaf këtë të shtunë në njërën nga dhomat e paraburgimit të 302-it në kryeqytet.

Bëhet fjalë për Napulon Luca, dibrani 23-vjeçar i cili ndodhej në paraburgim pasi kishte pak kohë që ishte arrestuar nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 në Tiranë.

Kjo ngjarje ka të bëjë me datën 14 Janar të këtij viti, kur 23-vjeçari u arrestua së bashku me 3 vëllezërit e tij.

Ai është kapur duke vjedhur një banesë në rrugën “Princ Vidi”, por 3 vëllezërit e tij kanë dhunuar dhe kërcënuar nipin e personit që iu grabit banesa nga Napuloni. /Albeu.com/
Shtuar më 18/02/2017, ora 23:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori