Ky është shqiptari me 25 emra, "bos" i tregut të kokainës në Europë (FOTO LAJM)

Xhevdet Plaku është arrestuar ditën e djeshme nga plicia italiane pas një super aksioni të antidrogës.

37 vjeçari akuzohet si kreu i 3 bandave kriminale në europë por që vepronin kryesisht në Itali.

Sipas të dhënave në polici, Plaku përdorte 25 identitete në mënyrë që policia të humbiste gjurmët e tij.

Gjithashtu grupi për të shmangur përgjimet u kishte vendosur edhe emra e kode, pakove të kokaines si ‘Hermes’, pastaj vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’.

Një nga përgjimet e kryera nga hetuesit çuan në zbulimin e shqiptarit që importonte tonelata droge nga Holanda e Belgjika në Brescia.

Në pranga kanë përfunduar 56 persona, anëtarë të tri bandave të ndryshme, por të lidhura midis tyre./albeu.com/
Shtuar më 24/11/2018, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori