Ky popull jemi ne! Ne nuk i meritojmë njerëzit si Rigerta (VIDEO)
Ne shqiptarët, nuk do të bëhemi kurrë!

Mjaftoi një fjalim i ndjerë në Kuvendin e Shqipërisë nga një vajzë mirditore, të përlotë jo vetëm deputetët por edhe publikun.

Dhe e dini pse?

Sepse Rigerta Loku tha disa të vërteta, të vërteta të cilat të gjithë ne i dimë, por kurrë nuk arritëm të kemi guximin dhe mundësinë t’i themi.

Por “magjia” e atij fjalimi nga një vajzë e diplomuar në “La Sapienza” dhe e detyruar të kthehet në fshat, mbaroi në pak orë.

Mjaftoi ai zë që buçiste në Kuvend për disa të drejta të njerëzve që jetonin në fshat, të zgjonte intrigat dhe smirën tek njerëzit që nuk mundën kurrë të thonin atë që tha Rigerta dhe të merrnin vëmendjen e saj.

Jemi vërtet për të ardhur keq!

Ajo nuk mund të jetë njeriu ideal, ajo mund të ketë vërtet njerëz në politikë, vërtet familja e saj mund të jetë një familje e përkrahur por ajo bëri atë që askush nuk e bëri deri më sot dhe për këtë duhet t’i themi; faleminderit.

A nuk jemi lodhur nga politikanë të cilët marrin fjalën në Kuvend dhe përveç se shajnë dhe akuzojnë njëri tjetrin (sikur janë votuar për të treguar kush ofendon më bukur) nuk thonë asgjë për qytetarin, i cili mezi paguan qeranë në fund të muajit, apo fshatarin që nuk ka ujë të pijë.

Ateherë çfarë po kërkojmë? Nëse Rigerta është “aktore”, pse duhet të qahemi për politikanët tanë që janë të zhytur në pasuri ndërkohë populli vuan për thesin e miellit në fund të muajit?

Ky popull jemi ne! Ne nuk i meritojmë njerëzit si Rigerta.

Zamira Kajaci /albeu.com/





Shtuar më 01/10/2017, ora 08:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori