Ky kandidat për Kryeprokuror ka fituar 10 mijë dollarë me skedina
Ditën e djeshme në Kuvend 7 kandidatët për Kryeprokurorin e Përgjithshmën prezantuan platformën e tyre gjatë një seance ku morën pjesë vetëm përfaqësuesit e maxhorancës.

Një ndër kandidatët për këtë post shumë të rëndësishëm është edhe Artur Selmani, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, shkruan albeu.com.

Por ajo që ka rënë më shumë në sy dhe ka shkaktuar habi është se ai ka deklaruar në pasurinë e tij, fitimin disa llotove sportive me shumë marramendase prej 10 mijë dollarësh.

Sipas deklarimit të depozituar në ILDKPI, Selmani në vitin 2017 ka fituar 4 mijë dollarë në një kompani bastesh.

Në vitin 2008 Selmani ka fituar një tjetër skedinë duke kapur 2 mijë dollarë.

Dhe për çudinë e të gjithëve, Selmani ka fituar sërish në 2009 një lloto prej 4 mijë dollarësh të tjera.

Pra, kandidati për Prokuror të Përgjithshëm është njëriu më me fat në Shqipëri pasi në 3 vite me 3 lloto ka fituar plot 10 mijë dollarë./albeu.com/
Shtuar më 14/12/2017, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori