Mega-operacion kundër call center-ave në Shkodër, 150 të shoqëruar

Një mega-operacion është zhvilluar sot në Shkodër ku në shënjestër ka call center-at. Nga megaoperacioni  janë shoqëruar 150 punonjës të kompanisë FOREX, të cilët akuzohen për mashtrim ndaj shtetasve kryesisht të huaj.

Nga ky operacion priten arrestime të bujshme.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që kompania FOREX në Shkodër është goditut nga policia me akuzat për mashtrim. Disa muaj më parë u arrestuan rreth 20 punonjës, të cilët më vonë u liruan.

Vijon…