Ky është veprimi i parë i Balliut pas daljes nga qelia
Menjëherë pas lirimit nga qelia ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu ka shkuar në zonën e Astirit në mbështetje të banorëve të Unazës së Re që kanë vijuar si çdo natë protestën e tyre duke bllokuar qarkullimin në këtë zonë.

Kujtojmë se arrestimi i Balliut u arrestua dy ditë më parë pasi së bashku me disa banorë të Astirit bllokuan rrugën për të penguar kalimin e kryeministrit Rama. Së bashku me Balliun, Lulzim Marqinaj, Elton Skënderi dhe Sit Hajdarasi u konfrontuan me policinë, ku mbetën të plagosur edhe 4 efektivë.

Arrestimi i Klevis Balliut u bë në kushtet e flagrancës nga efektivët e forcave Shqiponja, ku në momentin e shoqërimit pati sërish kundërshti me dhunë të efektivëve aq sa u thye edhe xhami i furgonit të policisë. Ndërkohë ndaj tij u kërkua nga Prokuroria 'arrest shtëpie' por Gjykata vendosi masë më të lehtë, detyrim paraqitje.
Shtuar më 09/05/2019, ora 20:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori