Ky është vendi ku u vranë dy punonjësit e bashkisë Mat (FOTO LAJM)

Pëlqej
Nga të dhënat paraprake të policisë disa minuta më parë në fshatin Shëlli të rrethit të Matit, janë vrarë me armë zjarri dy punonjës të bashkisë, të cilët kishin shkuar në këtë zonë për të hapur një rrugë.

Dy viktimat raportohet të jenë qëlluar nga një person i vetëm që ende nuk është identifikuar por po punohet për kapjen e tij.

Edhe pse nuk dihen ende arsyet e vrasjes së punonjësve të bashkisë, ata mendohet se kanë qënë në krye të dëtyrës në atë zonë, pasi një ditë më parë , bashkia Mat ka shpërndarë disa foto në rrugën e fshatit Shëlli ku njoftonte për punimet.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet në galerinë e mësipërme. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori