Ky është shqiptari që u gjend i vdekur në Itali, dyshimet e tmerrshme për spitalin
Alfons Kaja, i riu 33-vjeçar u gjet i vdekur në makinën e tij ditën e djeshme, teksa po shkonte në punë. Dyshohet se shkak ka qenë një atak kardiak, por familjarët kanë ngritur pretendime për neglizhencë nga spitali. Sipas dëshmisë së familjarëve, 33-vjeçari vetëm një ditë më parë kishte shkuar në urgjencë, por më pas doli nga spitali. Mediet italiane kanë dhënë me detaje lidhur me këtë ngjarje, e cila ka hije dyshimi brenda.

Në mbrëmje, shqiptari ishte në urgjencë, pasi nuk ishte ndjerë mirë dhe më pas, spitali e nxori me argumentin se kishte qenë një shqetësim i momentit. Në mëngjes, u zgjua, mori makinën, pësoi atak kardiak dhe vdiq. Ka me origjinë shqiptare, ka jetuar në Itali që nga viti 2007, në San Severino. Ai lë pas gruan e tij, Ada shtatzënë tre muajsh dhe një fëmijë vetëm 2 vjeç e gjysmë. 33-vjeçari punonte si transportues dhe në momentin që pësoi atak ishte duke shkuar në punë. Kanë qenë shoferët e tjerë në rrugë që kanë lajmëruar ambulancën, por ishte tepër vonë.

Pas pretendimeve të familjarëve se kjo mund të shmangej, zëvendës prokurori Claudio Rastrelli ka nisur hetimet, ku do t'i bëhet autopsia që do të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Megjithatë, mediet shkruajnë se hetimet do shtrihen edhe për spitalin, duke qenë se një ditë më parë kishte qenë i shtruar.
Shtuar më 21/05/2019, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori