Ky është shqiptari më i dashur tani në Australi (VIDEO)
Një shqiptar është bërë personazhi më i dashur ditët e fundit në Australinë e largët dhe e gjitha falë veprave të tij humanitare.

Azem Elmazi ka fituar "famë" pasi po ndihmon mijëra njerëz që janë të pastrehë.

Por si do të thoni ju?

Azemi është pronar i një restoranti dhe në lokalin e tij ai furnizon me ushqim falas mijëra emigrantë të uritur.

Dhe jo vetëm kaq por ai gjithashtu u ndihmon me veshmbathje dhe gjëra të tjera elementare.

Elmazi ka qenë vetë emigrant dikur shkruan albinfo.ch, kur shkoi për herë të parë në Australi.

Ai emigroi që në moshën 21-vjeçare ndërsa tani u ndihmon atyre që kanë nevojë për të.

Mediat australiane shkruajnë se Azemi është me origjinë nga Prespa dhe prej vitesh jeton në Australi.

Ai radhitet tashmë ndër emrat e shqiptarëve që vazhdojnë të bëjnë vepra humanitare kudo që ndodhen, Evropë, Amerikë apo edhe Australi.
Shtuar më 04/06/2018, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori