Ky është personi që u plagos nga shpërthimi në Tiranë
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ndërsa fillimisht u raportua për tritol, policia ka konfirmuar se është një lëndë tjetër dhe ngjarja ka ndodhur në një dyqan celularësh.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur 1 person. I plagosuri është identifikuar si Gentian Hoxha, 33 vjeç, i cili është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, shkruan albeu.com.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.03.2018, rreth orës 10:40, në rrugën " Qamil Guranjaku " në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit G.H., 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe ne pune e siper ka ndodhur nje shperthim nga lende ende e papercaktuar. Si pasoje është dëmtuar shtetasi G.H i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale.

Theksojmë paraprakisht se shtetasi G.H ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinen e punes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/
Shtuar më 12/03/2018, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori