Ky është personi që po pengon marrëveshjen mes VV-së dhe LDK-së
Marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike është bllokuar për shkak të postitkryeparlamentarit. Ato nuk janë zhbllokuar as pas takimit të tretë me radhë.

Burime të “Kohës Ditore” brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se në takimin e së enjtes LDK-ja ka kërkuar që të rihapet çështja e postitkryeparlamentarit, “krahas ndarjes së barabartë të ministrive dhe zotimin e votave të VV-së për postin e presidentit”.

Por Albin Kurti, sipas këtyre burimeve, ka thënë se nuk e “djeg” njeriun e dytë të partisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Për të, zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit, edhe me votat e LDK-së, është proces i pakthyeshëm.

Sa i përket presidentit, VV-ja është pajtuar që propozimi i kandidatit t’i takojë Lidhjes Demokratike. Në Vetëvendosje ka munguar një qëndrim zyrtar përkitazi me diskutimet e së enjtes. Në anën tjetër, zyrtarë të LDK-së e kanë konfirmuar ofertën që ia kanë bërë LDK-së dhe atë se negociatat kanë ngecur tek çështja e kryeparlamentarit. Por, kanë refuzuar të tregojnë se po kërkojnë kthimin e negociatave tek kushtet fillestare.
Shtuar më 10/01/2020, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori