“Edhe ne të mëdhenjtë bëjmë gabime”, Elgit Doda rrëfen historinë e dashurisë me Klea Hutën (FOTO LAJM)

Prindërit e Krid, Klea Huta dhe Elgit Doda janë nga çiftet më të dashura të ekranit. Djali i tyre mbushi dy vjeç pak ditë më parë dhe me këtë rast, Elgiti u ul në gjunj para gjithë të ftuarve dhe i bëri propozimin romantik Kleas.

I ftuar mbrëmjen e djeshme “Në kurthin e Piter Pan”, Elgiti u pyet se si e bëri për vete Klean.

“Të ishte që të më zgjidhte ajo mua s’më zgjidhte por e zgjodha unë. Na takon ne meshkujve ta zgjedhim ne femrën dhe t’i mbushim mendjen që jemi të mirë”, tha ai.

Duke u ndalur tek propozimi romantik, ai tha ishte vonuar aq shumë për të bërë diçka të tillë.

“Nuk e kisha bërë më herët edhe e bëra në momentin e duhur, në ditëlindjen e Kridit. E kisha harruar tek xhepi i pantallonave të tjera prandaj e bëra kaq vonë.

Edhe ne të mëdhenjtë bëjmë ndonjëherë gabim, por më mirë vonë sesa kurrë. Unë e bëra në ditëlindjen e Kridit me unazën që ajo e ka aq shumë qejf. Unë jam pak harrakat, i harroj gjërat”, u shpreh ai.