Shërbimi meterologjik ushtarak parashikon se dita e nesërme do të nisë me kthjellime, por më pas në
veriperëndim e
bregdet do të
shfaqen vranësirat shtresore.
Era do të fryjë drejt juglindjes e veriperëndimit e lehtë e mesatare në
bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të
forcës 2.
“Ditën e premte në vend parashikohet një ndryshim i lehtë i kushteve meteorologjike. Moti do të nisë me kthjellime e gradualisht në
veriperëndim e
bregdet do të
shfaqen vranësirat shtresore.
Përkohësisht në formë të izoluar në këto zona shi i dobët. Era juglindje e
veriperëndim e lehtë e mesatare në
bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të
forcës 2.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 2°C deri në 13°C
zoant e ulëta 4°C deri në 22°C
zonat bregdetare 7°C deri në 21°C”, njofton SHMU.
Shtuar më 12/11/2020,
ora 17:34