Shqiptari Merols Mukaj është 21-vjeçari shqiptar i cili u qëllua me 3 plumba në Filadelfia nga një 24-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë.
Kjo
ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Universitetit Drexel në bllokun 3500 të Lancaster kur ai ishte duke debatuar me të fejuarën e tij Sam Door.
I riu u transportua për në spital, por nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra.
Sipas dëshmisë të mikut të tij, Enisit, i cili ishte dhe prezent në
ngjarje, e fejuara ishte hedhur mbi trupin e dhe nuk lejonte policët ta preknin, shkruan JOQ.
Autori 24-vjeçar është vënë në pranga pasi mbi të rëndon akuza e vrasjes.
Dhimbja që ata po përjetojnë është jashtëzakonisht e madhe pasi nuk kuptojnë se pse pikërisht
djali i tyre mbeti viktimë për hiç gjë, kur ishte aq i përkushtuar ndaj mësimeve, një djalë shembullor. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2017,
ora 18:52