Ky është Olsi, ekselenti nga Tirana që e vranë me 3 plumba në SHBA (FOTO LAJM)

Pëlqej
Shqiptari Merols Mukaj është 21-vjeçari shqiptar i cili u qëllua me 3 plumba në Filadelfia nga një 24-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Universitetit Drexel në bllokun 3500 të Lancaster kur ai ishte duke debatuar me të fejuarën e tij Sam Door.

I riu u transportua për në spital, por nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra.

Sipas dëshmisë të mikut të tij, Enisit, i cili ishte dhe prezent në ngjarje, e fejuara ishte hedhur mbi trupin e dhe nuk lejonte policët ta preknin, shkruan JOQ.

Autori 24-vjeçar është vënë në pranga pasi mbi të rëndon akuza e vrasjes.

Dhimbja që ata po përjetojnë është jashtëzakonisht e madhe pasi nuk kuptojnë se pse pikërisht djali i tyre mbeti viktimë për hiç gjë, kur ishte aq i përkushtuar ndaj mësimeve, një djalë shembullor. /albeu.com/

Shtuar më 05/12/2017, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori