Ky është oficeri i Gardës që u aksidentua për vdekje në Tiranë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Nga raportimet e para mësohet se aksidenti ka ndodhurrrugën pas Piramidës.

Një makinë tip "Golf" ka përplasur për vdekje Martin Nikën, një nga oficerët e Gardës së Republikës me më shumë eksperiencë.

Ngjarja ka ndodhur kur Nika sapo kishte përfunduar kontrollin e shërbimeve të gardës.

NJOFTIMI I POLICISE

Aksidenton me pasojë vdekjen një shtetas. Arrestohet në flagrancë nga policia.

Më datë 25.05.2018 shërbimet e policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin :

– Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.

Ky shtetas rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin M. N. 50 vjeç., banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 25/05/2018, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori