Progres-raporti për Shqipërinë, ambasadorja e BE-së: Do të jeni nën monitorim të imtësishëm

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann në një konferencë të përbashkët me zv/kryeministen Belinda Balluku, është shprehur se vendi ynë me nisjen e procesit të negociatave do jetë në monitorim gjithnjë e më të imtësishëm.

“Realiteti i ri gjeopolitik, lufta e Rusisë, i ka afruar më shumë BE e shtet e BP e ka kërkuar solidaritet. Zgjerimin e BE e ka vendosur në krye të agjendës evropianë. Lufta ka treguar se anëtarësimi është spirancë e fortë për begatinë e paqen e sigurinë.

Çështja e parë themelore është që në një kontekst sfidues. Shqipëria ka mbajtur qëndrim shumë të qartë për rolin e saj si partnere e besueshme e BE. Roli tejet i rëndësishëm në KS të OKB. Çështja e dytë themelore, 19 korrik e konferenca e parë ndërqeveritare do të thotë që u celën negociatat për anëtarësim.

Jemi në fazë të re të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Raporti jep një vlerësim të drejtë për gjendjen ku është vendi, fushat ku duhet bërë më shumë dhe ofron udhëzime për hapat që duhen ndjekur.

Shqipëria pjesë e Ligës së Parë keni rastin të arrini vendet të tjera do jetë në monitorim gjithnjë e më të imtësishëm. Duhet udhëheqje e fortë politike për të dhënë ato reforma që duhen për të ecur në procesin e negocimit.

Raporti vë në dukje vendimin e Kuvendit për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut, dhe ndryshimet në strukturën e integrimit me kryenegociatoren. i bën thirrje qeverisë që të fokusohet fort në avancimin e agjendës së reformave me opozitën dhe gjithë shoqërinë.

Në fushën e sundimit të ligjit raporti vë në dukje se fusha kyçe kërkojnë vëmendje të veçantë rritja e eficiencës së sistemit të drejtësisë dhe zbatimin e hartës së re gjyqësore dhe trajnimin e magjistratëve.

Duhet të vijojnë reformat për sundimin e ligjit, lipset zhvillim i një bilanci të fortë. Tani më e rëndësishme që Shqipëria ka nisur negociatat.

Liria e fjalës në raport ngrihet shqetësim pavarësia e medias e cilësia e gazetarisë pengohen nga një gërshetim interesash potike e keqinformimi shfaqet here pas here.

Në raport vihet re se atmosfera e fushatave të baltosjes e akteve të frikësimit të gazetarëve nuk është përmirësuar e ne do e ndjekim nga afër.

Veprimet ë tjera duhen për fuqizimin e mbrojtjes së të dhënave.

Mos harrojmë se reformat për të cilat bëhet fjalë janë për arsye që Shqipëria të arrijë standardet e BE e përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ne me kërshëri presim bashkëpunimin me qeverinë shqiptare”, tha ajo.