Ky është kreu i PS-së që qëlloi me breshëri plumbash fqinjin e tij
Pëlqej
Policia ka zbardhur detajet e fundit në lidhje me ngjarje në Shkodër kur pas një sherri banal një shtetas qëlloi me armë zjarri fqinjin.

Autori i kësaj ngjarje është shtetasi Vasel Vuçinaj dhe është kreu i Partisë Socialiste në këtë zonë.

Policia bën me diie se ai ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së shtetasit M.Ç, 51 vjeç, banues në Vukël, i cili ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital, paraprakisht jashtë rreziku për jetën.

Ngjarja

Pas një pune të mirëorganizuar të forcave policore të ndodhura në vendngjarje, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje së bashku me armën e krimit, kokretisht:

Vasel Vuçinaj, 49 vjec, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe. Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe në vendngjarje nga kqyrja u sekuestruan 12 gëzhoja.

Po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2018, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori