EMRI/ U aksidentua me motor, 40 vjeçari nga Elbasani niset me helikopter drejt “Traumës”

 

Një 40 vjeçar është plagosur pasi është aksidentuar duke drejtuar motorin në Elbasan.

Mësohet se shtetasi i plagosur është Roland Tafa.

Pas përplasjes, Tafa është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë trajtim më të specializuar.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit./albeu.com