Ky është ish-komandoja që plagosi me plumb në kokë 21 vjeçarin

Humbja e një telefoni celular është bërë shkak i një konflikti që ka përfunduar me plagosjen me armë të një 21-vjeçari nga një ish-komando i Forcave të Armatosura.

Edmir Nilaj është 21 vjecari nga fshati Vukël në Malësinë e Madhe i cili ka marrë një plumb në kokë por edhe dëmtime në kafkën e tij teksa është goditur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Beltojë të njësisë Bërdicë. 21 vjecari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia dyshon se autor i plagosjes së rëndë është shtetasi Admir Dekovi.

Konflikti ka nisur fillimisht në lokalin e natës, me muzikë live dhe balerina. 21 vjecarit Edmir Nilaj që ndodhej me disa shokë në lokal i ka humbur një celular.

I plagosuri në lidhje me celularin e humbur ka nisur debatin me disa persona në një tavolinë ngjitur me të.

Aty është afruar autori i dyshuar i plagosjes Admir Dekovi i cili punonte si bodiguard.

Më pas të gjithë bashkë kanë dalë jashtë lokalit në oborr duke vijuar konfliktin.

Në një moment Edmir Nilaj dhe Admir Dekovi janë konfrontuar fizikisht derisa Dekovi dyshohet se ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë dhe po ashtu e ka goditur 21 vjecarin, raporton Shkodra Neës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Shkodrës të personave të përfshirë në konflikt të identifikuar nga kamerat e sigurisë. Policia po punon edhe për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar Admir Dekovi.

I plagosuri, u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë. Për shkak të plagëve të rënda dhe gjendjes kritike për jetën, 21- vjeçari u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Mjekët kanë deklaruar se gjendja e Edmir Nilaj është shumë e rëndë, për shkak se një pjesë të kafkës e ka të hapur nga goditjet e forta. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori