Ky është inxhinieri që humbi jetën sot në Himarë (FOTO LAJM)

Inxhinieri informatik Klajdi Shehu ditën e sotme humbi jetën në një aksident me motor në Himarë.

Ai humbi kontrollin e motorit, një “Hamer” me targë TR 440 H, duke u përplasur me shtyllën anësorerrugës.

39-vjeçari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Njoftimi i policies

Vlorë Policia:

Më datë 03.07.2017, në orën 02:05, në Himarë, një shtetas duke udhëtuar me motor tip “Hamer” me targë TR 440 H, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën anësorerrugës.

Si pasojë, i dëmtuari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka bërë identifikimin e personit dhe trupi i pajetë i përket shtetasit K.Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë. Kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin. /albeu.com/





Shtuar më 03/07/2017, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori