I tregoi të gjitha, ky është i riu që ''fundosi'' grupin e killerave në Durrës
Pas dëshmive të 22 vjeçarit Klevis Alla, janë zbardhur të tjera detaje për dy atentate ku si pasojë mbetën të vdekur 4 persona.

Edhe pse bashkëpuntor me Altin Ndocin, Alla është kthyer në bashkëpunues m policinë dhe ka rrëfyer detaje të ekzekutimit të bujshëm të vëllezërve Besmir dhe Viktor HaxhiaDurrës.

Pasi u shoqërua dhe u mor në pyetje si i dyshuar, Alla është bindur dhe ka treguar të gjithë skemën e vrasjes, madje ka treguar me gisht kanalin ku ishin përpjekur të fshihnin gjurmët.

Klevis Alla ka rrëfyer gjithashtu se kishin ekzekutuar gjithashtu Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdinë në 2 mars në Durrës me ardhër të një grupi kriminal.

I riu është shprehur para grupit hetimor se i kanë vrarë vëllezërit Haxhia pasi ishin konfliktuar për modifikimin e një makine të vjedhur.

“Ne jemi një grup që merremi me vjedhje makinash dhe i dërgonim për t’i modifikuar tek servisi i Dorjan Shkozës dhe vëllezërve Haxhia. Me Besmirin jemi prishur për një konflikt që patëm për një makinë. Besmiri nuk na i dha paratë e një makine siç kishim rënë dakord. I kërkuam paratë por Besmiri nuk na i dha. Me Viktorin nuk kemi patur probleme, por qëlluam për të mos lënë dëshmitarë”, mësohet të jetë shprehur Klevis Alla para hetuesve.


Shtuar më 04/05/2020, ora 14:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori