Një tragjedi është parandaluar në det. Djali në foto ka shpërtuar nga mbytja dy vajza, të moshës 14 dhe 15 vjeçare, turiste nga
Kosova.
Ngjarja ka ndodhur
ditën e djeshme ndërsa për mediat është bërë e ditur
ditën e sotme. I riu quhet Luçjano Marku dhe punon si vrojtues plazhi tek Rana e Hedhun në Shëngjin.
Një grup të rinjsh po
lundronin me varkë dhe nga numri i lartë i personave varka u permbys jashtë zonës së sigurisë për notim.
Edhe pse ishte në një distancë të largët, i riu arriti ti shpëtonte në kohë dy vajzat duke i nxjerrë në breg. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2018,
ora 10:22