Personi që shihni në foto është Nikoll
Sherrniku,
personi i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së
efektivit të policisë, Xhulio Prelës.
Sherrniku u arrestua ditën e djeshme, ndërsa bashkautori tjetër i ngjarjes është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ka dalë jashtë vendit.
Ndërkohë është zbardhur edhe ngjarja, ku bëhet me dije se efektivi u vra pas një debati të çastit për dritat e gjata të
makinës.
Krimi i rëndë ndodhi duke u gdhirë 5 dhjetori në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush, teksa 26-vjeçari u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Volkwagen”.
Shtuar më 20/12/2020,
ora 13:23