Ky është i forti i Peqinit që rrahu një polic
Një javë më parë një polic është dhunuar keqasi nga një i ashtuquajtur i fortë, i cili i ka dëmtuar edhe nofullën efektivit të policisë.

Personi që dhunoi Policin ka qenë duke udhëtuar me një makinë së bashku me dy persona të tjerë, kur i është bërë me shenjë nga Policia të ndalojë.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ndërsa autorët po udhëtonin nga Elbasani në drejtim të Peqinit.

Personi që ka dhunuar policin është Astrit Sufali i cili në debat e sipër i cacu nofullën njërit prej policëve.

Në këtë përplasje fizike u përfshinë edhe dy personat e tjerë në makinë, ndërsa dy policët e tjerë në detyrë ishin B.T dhe Q.M.

Mënjëherë pas ngjarjes, Sufali dhe dy bashkëpunëtorët e tij u larguan nga vendngjarja, ndërsa janë ende në kërkim nga policia.

Astrit Sufali rezulton një person me precedentë të mehershëm kriminalë.

Ai është shpallur në kërkim për vrasje në vitin 2012 në Itali, ku është i dënuar me 19.7 vite burg.

Ai u arrestua në shtator të vitit 2017, pasi kërkohej edhe për një vrasje të ndodhur në vitin 1998.

Edhe pse u bë arrestimi i tij në Peqin me qëllim ekstradimi në Itali, ai u la në masën e sigurisë arrest shtëpie, të cilën e theu duke lëvizur i lirë.

Ngjarja e goditjes së policit nga Sufali u denoncua edhe nga ish-kryeministri Berisha, i cili akuzoi Policinë për fshehje të ngjarjes.

“Doktor ka ndodhur një ngjarje e rende, ne qytetin e Peqinit ku janë rrahur barbarisht 2 policë rrugorë të Elbasanit, ngjarja mbahet e fshehte nga policia Elbasanit dhe Peqinit. Te dy personat qe kan rrahur policet janë ne kerkim nga Interpoli per vrasje ne Itali”, shkruhej në postimin e Berishës.
Shtuar më 17/05/2019, ora 23:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori